RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbët në veri do të protestojnë kundër Vuçiqit

serbet-ne-veri-do-te-protestojne-kunder-vuciqit

Iniciativa Qytetare “Mbijetesa serbe” ka apeluar për pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e nesërme që do të mbahet në veri të Mitrovicës.

Sipas organizatorëve, protesta do të mbahet kundër politikës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në bisedime dhe pranimit pa kushte të marrëveshjes së re.

“Mbijetesa serbe” ka thënë se do të protestojë edhe kundër prezencës së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Protesta do të mbahet të mërkurën më 25 janar në ora 15:30 në shëtitoren “Mbreti Pjetër” në veri të Mitrovicës.

Related posts

Dy të vdekur në aksidente të ndara trafiku në Podujevë

admin

Trump dhe Netanahyu, disfatë në Hungari: bie Orban!

Kushtrim Guraj

Shefi i Ligës Arabe: Sulmet e Iranit ndaj shteteve anëtare janë të papërgjegjshme

Hevzi