RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes 17-vjeçari i aksidentuar në rrethrrotullimin në “Lakërishtë”

vdes-17-vjecari-i-aksidentuar-ne-rrethrrotullimin-ne-“lakerishte”

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës 17-vjeçari që ishte pasagjer në veturën e vetaksidentuar te rrethrrotullimi në lagjen “Lakërishtë” në Prishtinë të hënën.

Vetura kishte rënë nga rrethi në orën 3 të mëngjesit. Tre persona ishin lënduar dhe ishin dërguar për trajtim mjekësor.

Një ditë më parë, në QKUK konfirmuan se 17-vjeçari ishte në gjendje të rëndë, ndërsa në mbrëmje Policia ka pranuar informatën se ai ka humbur jetën.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë pasagjeri A. H. 17 vjeç”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Related posts

“Rreth 60 mijë refugjatë sirian në Turqi u kthyen vullnetarisht në vendlindje”

admin

Erdoğan: Turqia pret që Rusia dhe Ukraina të zbatojnë marrëveshjen e eksportit të grurit – VIDEO

admin

Presidenti palestinez, Abbas: Kampi i refugjatëve në Jenin, simbol i rezistencës

admin