RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes babai që u plagos bashkë me dy djemtë e tij javë më parë në Pejë

vdes-babai-qe-u-plagos-bashke-me-dy-djemte-e-tij-jave-me-pare-ne-peje

Sot ka ndërruar jetë Jeton Berisha, njëri nga tre viktimat e tentim vrasjes së para disa javësh në Pejë.

Këtë e ka konfirmuar për teve1.info zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

“Është lëshuar urdhri për obdukimin e viktimës nga Prokurori i shtetit”, ka thënë Nikçi

Kujtojmë se tre persona mbetën të plagosur më 22 maj në qendër të Pejës, pas një mosmarrëveshjeje.

Të plagosur kishin mbetur Jeton Berisha i cili ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe dy djemtë e tij Jetnisi dhe Jetarti.

I dyshuar për këtë rast është Agron Gashi, të cilit Gjykata Themelore e Pejës, më 24 maj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Related posts

Qeveria në Gaza: Ushtria izraelite shënjestroi 30 mijë persona në qendrat e strehimit në Khan Younis

rezart morina

Policët e rrëmbyer vizitohen nga familjarët

rezart morina

Paraburgim për dy personat e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

admin