RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vdes gruaja e Karaxhiçit: ishte dhe ajo si ai?!

vdes-gruaja-e-karaxhicit:-ishte-dhe-ajo-si-ai?!

Ljiljana Zelen-Karaxhiç, gruaja e kriminelit të luftës Radovan Karaxhiç, ndërroi jetë në Sarajevën lindore në moshën 81 vjeçe.

Ajo ishte neuropsikiatre me profesion dhe nga viti 1993 deri në vitin 2002 shërbeu si presidente e Kryqit të Kuq të Republikës Srpska.

Ljiljana Zelen-Karaxhiç lindi në vitin 1945 në Sarajevë, ku u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë.

Thuhet se ajo ndoqi bashkëshortin e saj dhe kriminelin e luftës Radovan Karaxhiç në gjithçka. Shumë thonë se ajo madje ishte udhëheqësja e tij ideologjike.

Kur është fjala për politikanë kaq namkëqinj, pyetja shtrohet se ç’gra kanë patur në krah.

Logjika normale ta thotë se nëse nuk do ishin si ata, shpirtkëqinj e zullumqarë, nuk mund ta vijonin jetën duke i patur në krah. /tesheshi

Related posts

Për një vit u raportuan 39 raste të dhunës ndaj fëmijëve në shkolla

admin

Netanyahu: Fushata kundër Iranit nuk ka përfunduar ende

Irfan Jahiu

KFOR-i arrin në Bare, vendi ku u kidnapuan policët e Kosovës

Muhamet Ramadani