RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes i mituri i cili u plagos nga një zyrtar policor në Istog

vdes-i-mituri-i-cili-u-plagos-nga-nje-zyrtar-policor-ne-istog

Ka ndërruar jetë 16-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri aksidentalisht nga një zyrtar policor në Istog.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Ka ndërruar jetë viktima. Prokurori i shtetit ka urdhëruar të bëhet obduksioni”, ka thënë Nikçi.

Rasti ka ndodhur me 16 korrik të këtij viti, ku nga IPK kanë njoftuar se viktima dhe zyrtari policor kanë lidhje familjare mes vete.

“Sot pas mesnatës Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se ka ndodhur një incident me armë zjarri në fshatin Dubravë të Istogut ku një person ishte plagosur në kokë. Hetuesit e IPK-së menjëherë i janë përgjigjur thirrjes kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar.Personi i plagosur në këtë rast (i moshës 16 vjeçare i cili ka lidhje familjare me policin) është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës e pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë”, thuhet nga IPK. Personi i dyshuar në këtë rast (zyrtari policor) është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra”, thuhej në komunikatën e IPK-së, shkruan lajmi.net.

Në ditën kur kishte ndodhur aksidenti, lajmi.net kishe biseduar edhe Drejtorin e emergjencës, Naser Syla i cili kishte thënë se viktima ishte në gjendje të rëndë.

“Ne e kemi pranu një 16-vjeçar, është ende në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike”, ka thënë Syla për lajmi.net në ditën e aksidentit,

Related posts

Kurti thirrje Perëndimit: Mos bëni presion për Asociacion

rezart morina

Dita e Çlirimit, Kuvendi me seancë solemne

RTI

Zelanda e Re do të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimëshe

RTI