RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelanda e Re do të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimëshe

zelanda-e-re-do-te-ndaloje-cigaret-elektronike-njeperdorimeshe

Qeveria e Zelandës së Re njoftoi se cigaret elektronike njëpërdorimëshe, “përdorimi i të cilave nga të rinjtë është rritur në nivele alarmante”, do të ndalohet, transmeton Anadolu.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë së Zelandës së Re, Casey Castello tha se rritja e përdorimit të cigareve elektronike nga të rinjtë në vend është në nivele shqetësuese për familjet, mësuesit dhe profesionistët e shëndetësisë.

Ajo tha se duan t’i mbajnë të miturit larg përdorimit të cigareve elektronike dhe se për këtë do të bëhet një rregullore e re.

Në rregulloren që synon ndalimin e përdorimit të cigareve elektronike, thuhet se sipërmarrjet tregtare që shesin cigare elektronike për personat nën moshën 18-vjeç mund të gjobiten deri në 60 mijë dollarë.

Në Zelandën e Re, ku është e detyrueshme të ketë një bllokues të sigurisë për fëmijët në cigaret elektronike që nga gushti i vitit 2023, përdorimi i emrave tërheqës si “pambuk sheqer” dhe “tortë me pelte luleshtrydhe” në tregtimin e produktit u ndalua gjithashtu.

Related posts

Egjipti zbulon një rezervë të madhe të gazit natyror në Mesdhe

admin

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

rezart morina

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Spitalet në veri të Gazës janë jashtë shërbimit

admin6