Ka ndërruar jetë personi i goditur nga një kamion në Fushë-Kosovë, mëngjesin e së enjtes, raporton teve1.info
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, viktima është larguar nga vendngjarja dhe është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë derisa shihet se kamioni e ka goditur një këmbësor gjatë kalimit të rrugës në zebra.
Lidhur me rastin, është deklaruar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, rreth orës 10:00 është pranuar informata se në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion).
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor”, tha Ahmeti.