Ka ndërruar jetë një grua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gruaja ishte dërguar në QKUK pasi u rrah brutalisht dy ditë më parë nga bashkëshorti i saj në fshatin Gushtericë e Poshtme e Graçanicës.
Vdekja e saj është konfirmuar për lajmi.net nga Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
“Po mund të konfirmoj se ka vdekur sot gruaja në fjalë. Ajo ka pasur lëndime tejet të rënda ka qenë shumë e goditur saqë është mbajtur me aparatura deri sot”,tha Syla.
Ndryshe në lidhje me rastin bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, dhe rasti është duke utrajtuar nga stacioni policor në Graçanicë.
“Graçanicë 31.07.2024 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”,thuhej në raportin policor.