RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania dënojnë planet e Iranit për të zgjeruar programin bërthamor

mbreteria-e-bashkuar,-franca-dhe-gjermania-denojne-planet-e-iranit-per-te-zgjeruar-programin-berthamor

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania në një deklaratë të përbashkët kanë dënuar vendimin e Iranit për të zgjeruar programin bërthamor në përgjigje të miratimit të një rezolute të Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas tre vendeve, që akuzuan Teheranin për shkelje të kërkesave të Planit të Përbashkët të Veprimit (JCPOA), “duke përshpejtuar prodhimin e uraniumit të pasuruar, Irani ka ndërmarrë hapa të mëtejshme të rëndësishme në shkatërrimin e JCPOA-së”.

Në përgjigje të rezolutës së miratuar nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, Irani njoftoi vendimin e tij për të rritur prodhimin e uraniumit në objektin nëntokësor bërthamor Fordow.

“Hapi i Iranit është një sfidë për sistemin global të mospërhapjes. Ky hap, i cili mbart rreziqe të rëndësishme të lidhura me përhapjen, nuk ka asnjë justifikim të besueshëm civil”, theksuan tre vendet evropiane, duke iu referuar rritjes së prodhimit të uraniumit të pasuruar.

Më tej, u kërkua që Irani të vendosë në punë “plotësisht” marrëveshjen mbrojtëse të vendit sipas Traktatit të Mospërhapjes.

“Ne do të vazhdojmë të konsultohemi, së bashku me partnerët ndërkombëtarë, për mënyrën më të mirë për të trajtuar përshkallëzimin e vazhdueshëm bërthamor të Iranit”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Organizata e Energjisë Atomike e Iranit, siç citohet nga media shtetërore, tha se filloi me prodhimin e uraniumit në 60 për qind pastërti në impiantit Fordow.

Bordi i guvernatorëve prej 35 anëtarësh i mbikëqyrësit të OKB-së javën e kaluar miratoi rezolutën, duke kërkuar nga Irani urgjentisht të bashkëpunojë me hetimin për gjurmët e uraniumit të gjetura në tre vende të padeklaruara.

Uraniumi i pasuruar me 60 për qind pastërti mbetet ende nën rreth 90 për qind të kërkuar për materialin e shkallës së armëve, por është shumë më i lartë nga ajo që Irani ra dakord në bazë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Related posts

Për 10 vjet janë paguar mbi 130 milionë euro nga qytetarët për rrymën e konsumuar në veri të Kosovës, kërkohet zbatimi i Marrëveshjes për Energjinë

admin

Nagavci – mësimdhënësve: Çdo ditë jashtë klasave ju bën pjesë të agjendave të grupeve të interesit

admin

Hunter Biden përballet me akuza federale për armë

admin