Punëtorja e në një furre buke në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, është gjetur sot e vdekur në vendin e saj të punës.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Sot me datë 01.05.2024 kemi pranuar një informacion që një grua me iniciale V.D. është gjetur e shtrirë në dysheme pa shenja jete në furrën ‘Te Moni’. Sipas informacioneve viktima është punëtore e furrës. Ajo është dërguar në spitalin në veri pa shenja jete”, ka thënë Elshani.
Sipas tij, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.
Elshani ka thënë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.