RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t, pritet miratimi sot në Kuvendin e Shqipërisë

rezoluta-kunder-raportit-te-dick-marty-t,-pritet-miratimi-sot-ne-kuvendin-e-shqiperise

Në mungesë të kuorumit nuk është hedhur në votim rezoluta për adresimin e rritjes së çmimeve.

Në sallë plenare në momentin e votimit ishin vetëm 57 deputetë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se për vazhdimin e seancës së sotme plenare do të njoftojë ditët në vijim.

ADVERTISING

Ndërkaq, në seancën e së entjes të Kuvendit, ushtruesja e detyrës së shefes së GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, duke prezantuar rezolutën për adresimin e rritjes së çmimeve, tha se përmes saj dhe hartimit të ligjit për mbrojtjen e furnizimit të produkteve themelore, s’do të ketë fitime të mëdha për një grup të vogël të bizneseve.

Kusari theksoi se ekonomia e Kosovës nuk ka arritur të forcojë bazën e prodhimit vendor dhe për shkak të importit të madh, qytetarët po përballen me inflacion të lartë.

“Ofron mundësinë e vendosjes së rrjetës mbrojtëse në situatat kur hapësira për të abuzuar me pozitat dominuese ndjeshëm rritët, bashkë me probalitetin e ndikimit negativ te një numër i madh i qytetarëve, të cilët shkallën e lëndueshmërisë e kanë më të lartë. Ajo çfarë ne po propozojmë është dhënia e mundësisë së vlerësimit real të shpenzimeve dhe çmimeve të produkteve të importuara dhe atyre të prodhuara në vend”.

“Duke i njohur prodhuesve dhe importuesve shpenzimet dhe fitimin, por duke siguruar se në asnjë mënyrë nuk do të krijohen hapësira për një pozitë dominuese apo abuzuese, që sjellin fitime të mëdha për një grup të vogël të bizneseve. Në situatën e krizës së inflacionit, e cila nuk ka kursyer as ekonomitë të mëdha, dizajnimi i pakos për mbrojtjen e qytetarëve nga ndikimi i lartë do të varet nga specifikat e ekonomisë së vendit”, tha Kusari-Lila./

Related posts

Dhuna e bandave në Haiti, gati gjysma e papullsisë përballet me mungesa ushqimore

admin

Haradinaj: I kemi votat për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Kurtit

rezart morina

Mbyllet lokacioni që është shfrytëzuar si treg i kafshëve në Feriza

admin