RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes një person, dyshohet se ra në lumin Morava

vdes-nje-person,-dyshohet-se-ra-ne-lumin-morava

Një qytetar nga Ferizaj ka ndërruar jetë pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë në lumin Morava afër pikës kufitare “Dheu i bardhë”, raporton teve1.info

Lajmin për teve1.info e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se i ndjeri rreth orës 16:00 kishte qenë më fëmijët e tij me veturë ku po udhëtonin drejt pikës kufitare “Dheu i bardhë” ndërsa ishin ndaluar në parking afër kufirit.

“Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marre një informatë se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës ( 1955 ) nga Ferizaj dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare ,,Dhe I bardhë’’. Sipas informatave të para I ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK “Dheu i bardhë”. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lumë”, ka deklaruar Hashani.

Sipas tij, në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësite përkatëse të cilat janë marrë me të.

“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinë . Rrethanat e rastit po hetohen nga Policia e Kosovës, hetimet rajonale në Gjilan”, u shpreh Hashani.

Related posts

Aktivistja amerikano-hebreje thirrje për t’i dhënë fund mbështetjes amerikane për Iz’raelin

Muhamet Ramadani

Serbi, Kamberi dhe deputetët boshnjakë inicojnë rezolutë për Srebrenicën

admin

Historia e pazakontë nga SHBA! I mori zemrën një të riu që bëri vetëvrasje, pati një aferë me të venë e tij dhe 12 vjet më vonë vdiq po në të njëjtën mënyrë!

admin