RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes një person në Prizren, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

vdes-nje-person-ne-prizren,-dyshohet-se-u-rrezua-nga-shkallet

Një person ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren për shkak se kishte pësuar lëndime pasi dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00, në Prizren.

Tutje në raport bëhet e ditur se si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë.

“Viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren për shkak se kishte pësuar lëndime pasi dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore.

Related posts

Mehaj pas vizitës në Skenderaj: Mbështetja e FSK-së po vazhdon

admin

Kurti: Për herë të parë kemi unifikim të pagës në sistemin publik

admin

Policia jep detaje të reja nga tentim vrasja në Leposaviq

admin6