RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia jep detaje të reja nga tentim vrasja në Leposaviq

policia-jep-detaje-te-reja-nga-tentim-vrasja-ne-leposaviq

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me tentim vrasjen që është bërë ndaj anëtarit të partisë së Nenad Rashiqit, Marko Jablanoviq në Leposaviq.

Jablanoviq, zyrtarëve policorë iu ka thënë se rasti ka ndodhur, derisa ishte duke hyrë në një lokal në Leposaviq.

Ai ka thënë se ka vërejtur se afër tij ishte një person i maskuar me armë në dorë, të cilën ia kishte drejtuar, por nuk kishte arritur të gjuante.

“Ankuesi ka raportuar se deri sa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, ka deklaruar se në rast është i përfshirë edhe Milan Radoiçiq, i njohur si krimineli që ka udhëhequr sulmin terroristë në Banjskë.

“Ngjarja tragjike s’ka ndodhur pasi sulmuesit i kishte dështuar arma e tipit ‘Scorpion’. Nuk ka dyshim se pas atentatit qëndron regjimi i Beogradit dhe Radoiçiqi e kaubojët vendas, Slavko Simiq e Zoran Todiq…Dihet gjerësisht se unë e Marko e mbështetëm Aleksandar Jabllanoviqin për t’i sjellë ndryshimet e nevojshme në Leposaviq. Pasi Jabllanoviq u dakordua në Beograd me Aleksandar Vulinin, Vuçiqin dhe anëtarin e BIA-s, Dimiqin, që për pak para dhe privilegje të tërhiqej si kandidat për kryetar të Komunës së Leposaviqit, Marko dhe Navili tentuan t’i rifitonin dinjitetin e nevojshëm dhe të merrnin jetën në duar”, ka shkruar ai një postim në Facebook.

Related posts

OKB: Mbi 400 migrantë kanë vdekur në Mesdhe gjatë këtij viti

rezart morina

Lirohen katër çekët që u arrestuan tek uzina e Poliçanit

admin

Autoritetet e Libisë deportojnë qindra imigrantë të paligjshëm

admin