RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes një person, rrëzohet nga një objekt ku po punonte, arrestohet pronari i firmës dhe i pronës në Lipjan

vdes-nje-person,-rrezohet-nga-nje-objekt-ku-po-punonte,-arrestohet-pronari-i-firmes-dhe-i-prones-ne-lipjan

Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas lëndimeve që ka marrë në vendin e punës.

Ai ishte rrëzuar të mërkurën pasdite nga një objekt ku po punonte në Lipjan.

Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës.

Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës) janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë është dërguar në obduksion ndërsa rasti është nën hetime.

Related posts

Nga armët kimike te Zvërneci: si e humbi përulësinë Edi Rama

Irfan Jahiu

Një i vdekur në tregun e Vitisë, për çfarë dyshohet

admin

Sot protestohet për bojkotim të produkteve serbe

admin