RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes një punëtor e një tjetër lëndohet në vendin e punës në Strellc të Deçanit

vdes-nje-punetor-e-nje-tjeter-lendohet-ne-vendin-e-punes-ne-strellc-te-decanit

Një person e ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në vendin e punës në Strellc të Deçanit

Rastin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit nga të lënduarit.

“Sot rreth orës 14:05, Policia është njoftuar se në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, dy punëtorë kanë pësuar lëndime nga rënia e disa dërrasave. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Pas pak kohe, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduarve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, tha Gashi.

Related posts

“Mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së”/ Begaj përkujton masakrën e Reçakut: Nuk mund të harrohet dhe thirrja për drejtësi s’mund të shuhet

admin

Rama: Vuçiq do të vijë në Samit në Tiranë, nuk ka rrugë tjetër

admin

Turqia dënon sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës

admin