RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

kurti:-anetaresimi-ne-nato-mbetet-objektiv-strategjik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se anëtarësimi në NATO është objektiv strategjik.

Ai ka thënë se bashkëpunimi me NATO-n jo vetëm që është i domosdoshëm, por ka dhënë edhe rezultate konkrete.

“Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO mbetet një objektiv strategjik i yni, dhe progresi që po shënojmë sot e çdo ditë tjetër konfirmon se jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Kurti me rastin e transferimit të autoritetit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës (NALT) të NATO-s në Kosovë.

Kurti është shprehur se roli i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) ka qenë thelbësor. Përmes këshillimit strategjik, asistencës profesionale dhe bashkëveprimit të përditshëm, NALT ka kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve operacionale, në forcimin e qeverisjes demokratike dhe në ngritjen e standardeve institucionale, si të Ministrisë së Mbrojtjes ashtu edhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai poashtu ka thënë se FSK është një institucion profesional dhe i besueshëm dhe kjo është rezultat i bashkëpunimit me NATO-n.

“Republika e Kosovës ka ndërtuar institucionet e saj të sigurisë mbi bazën e bashkëpunimit të ngushtë dhe të qëndrueshëm me NATO-n dhe shtetet e saj anëtare. Forca e Sigurisë së Kosovës është sot një institucion profesional, i besueshëm dhe në zhvillim të vazhdueshëm, dhe ky progres është rezultat i përkushtimit të brendshëm, por edhe i mbështetjes së palëkundur të partnerëve tanë, për çfarë u jemi mirënjohës përherë”, ka thënë Kurti.

Related posts

Sulmi me dron izraelit vret dy fëmijë që po mblidhnin dru zjarri në Gaza

Muhamet Ramadani

Rasti Dehari, shkarkohet kryeinspektori Ylber Topalli

Muhamet Ramadani

Prokuroria jep detaje të reja për rastin e 67-vjeçares në Dragash, dyshohet se u rrah për vdekje nga kunata

admin