RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes një punëtor, ra nga kati i tretë i një objekti në Vushtrri

vdes-nje-punetor,-ra-nga-kati-i-trete-i-nje-objekti-ne-vushtrri

Ka vdekur personi që ra nga kati i tretë i një objekti në ndërtim e si për në Vushtrri.

Kjo është bërë e ditur edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi njoftoi se viktima s’ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe vdekja e tij është konstatuar në spital.

“Nga Emergjenca e Spitalit në Vushtrri është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, tha ai.

“Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore, ka rënë nga një kat i një ndërtese e cila është në ndërtim e sipër në Vushtrri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit të qytetit në Vushtrri. Njësitë policore kanë filluar me veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”u tha në fillim për rastin.

Related posts

Chollet mbërrin në Kosovë, takohet me Osmanin

admin

Zhduket një aeroplan indonezian me 10 persona në bord

Muhamet Ramadani

Peci dënon djegien e bagerit në Mitrovicë: Paqe me krimin nuk do të ketë, as në jug as në veri

RTI