Një vajzë e moshës rreth 15-vjeçare ka mbetur e vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pas një aksidenti në Brezovicë, teksa ishte duke skijuar.
Ardijan Grazhda ka bërë të ditur për lajmi.net se në momentin e aksidentit, 15-vjeçarja ka qenë duke skijuar dhe nuk ka pasur mundësi të ndalojë.
“Është rrëzuar gjatë skijimit. Ajo është nga Leposaviqi, ka qenë me babanë e vet në skijim. Sipas informacioneve të deritanishme, ajo ka qenë duke skijuar dhe në pistë ka marrë shpejtësi e s’ka mujt me ndalu, është përplasur në mur ose tek teleferiku nuk po dihet ende. Tash e konfirmoj se jam duke shkuar aty”, ka thënë Grazhda.
Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës dhe do të japin të dhëna zyrtare për rastin.