RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmetShëndetësi

Vdes ortopedi i njohur Faton Morina

vdes-ortopedi-i-njohur-faton-morina

Ka ndërruar jetë ortopedi i njohur në Kosovë, Faton Morina.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës.

“Me dhimbje dhe pikëllim pranuam lajmin për vdekjen e Prof.Dr. Faton Morina, specialist i Ortopedisë dhe ish- drejtor i Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Prof.Fatonin e kujtojmë si njeri punëtor, kolegial dhe i urtë, me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale, i gatshëm në çdo kohë për të përkrahur, dhe përgatitur gjenerata të tëra të mjekëve dhe ortopedëve të rinj.

Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve për këtë humbje të madhe!”, thuhet në njoftim.

Related posts

Kur është momenti më i përshtatshëm për të konsumuar mollë gjatë ditës

RTI

Borrell: Qytetet e Gazës janë shkatërruar më shumë se qytetet gjermane në Luftën e Dytë Botërore

Muhamet Ramadani

Thellohet skandali i korrupsionit në Ukrainë, implikohet edhe sistemi bankar! Misteri i zhdukjes së ministrit të Mbrojtjes

admin