RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes personi që u plagos para disa ditësh në Rahovec

vdes-personi-qe-u-plagos-para-disa-ditesh-ne-rahovec

Ka ndërruar jetë njëri ka personat që u plagos para disa ditëve në Rahovec.

I ndjeri ishte plagosur më 19 shtator me armë zjarri, ndërsa ishte dërguar për trajtim në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Dje rreth orës 21:40 jemi njoftuar se viktima, mashkull i lindur në vitin 1971, ka ndërruar jetë në QKUK. I ndjeri me datën 19.09.2023 ishte qëlluar me armë zjarri në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Rahovec”, tha ai.

Ndryshe, të martën dy persona ishin plagosur në Rahovec, rasti kishte ndodhur rrugën “Fahri Fazliu”.

“Rreth orës 16:40, është raportuar se dy persona në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Rahovec ishin qëlluar me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga informacionet e para të marra është konfirmuar se dy persona, meshkuj të moshës madhore janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë të plagosur nga amë zjarri. Në ndërkohë në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona meshkuj të moshës madhore e që dyshohet se janë të përfshirë në rast”, kishte njoftuar Policia.

Related posts

Mbyllet faqja zyrtare e Policisë në Facebook

rezart morina

MPJ-ja jep detaje për kosovarët që gjendeshin në zonat e rrezikut në Turqi

rezart morina

Gjermania kërkon nga Serbia dhe Kosova të “de-përshkallëzojnë tensionet”

rezart morina