RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vendet aziatike mbajnë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2023; Shqipëria në vendin e 51, me 115 destinacione

vendet-aziatike-mbajne-pasaportat-me-te-fuqishme-ne-bote-per-vitin-2023;-shqiperia-ne-vendin-e-51,-me-115-destinacione

Me pasaportën shqiptare mund të udhëtosh në 115 shtete pa pasur nevojë për vizë.

Në raportin e parë për vitin 2023 të Henley & Partners, një firmë globale këshilluese për shtetësinë, me qendër në Londër, Shqipëria renditet në vendin e 51, duke pasur më pak akses për të udhëtuar se çdo vend tjetër në rajon, përveç Kosovës.

Poseduesit e kësaj pasaporte mund të udhëtojnë vetëm në 41 vende.

Indeksi i pasaportave Henley, i bazuar në të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), ka monitoruar periodikisht pasaportat më miqësore për udhëtimet në botë që nga viti 2006. Indeksi përfshin 199 pasaporta dhe 227 destinacione udhëtimi.

Vendet aziatike kryesojnë listën e pasaportave më të fuqishme në botë për vitin 2023.

Mbajtësit e pasaportës japoneze kanë akses në 193 destinacione.

Qytetarët e Singaporit dhe Koresë së Jugut mund të udhëtojnë në 192 vende.

Pas tre vendeve aziatike, një numër i madh vendesh europiane qëndrojnë në top listën e renditjes.

Gjermania dhe Spanja akses në 190 destinacione, të ndjekura nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me 189.

Në vendin e pestë renditen Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia, ndërsa Franca, Irlanda, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e 6-të.

Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara shfaqen në vendin e shtatë, krahas Belgjikës, Norvegjisë, Zvicrës dhe Republikës Çeke.

Shtetasit afganë qëndrojnë sërish në fund të indeksit dhe mund të udhëtojnë në vetëm 27 vende pa iu kërkuar një vizë paraprakisht.

/monitor/ cnn

Related posts

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi rritet në 1.498, numri i të lënduarve në 8.533

rezart morina

Ardhja e mërgimtarëve, vendkalimet kufitare vazhdojnë të jenë të lira

rezart morina

Forcat izraelite vrasin një fëmijë palestinez dhe plagosin 2 të tjerë në Bregun Perëndimor

admin