RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vendi i parë i BE-së që pritet të testojë pasaportat digjitale

vendi-i-pare-i-be-se-qe-pritet-te-testoje-pasaportat-digjitale

Finlanda dëshiron të testojë dokumentet digjitale që përdoren për udhëtimet ndërkufitare, duke u bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që e bën diçka të tillë.

Padurimi i Finlandës për të provuar dokumentet digjitale për udhëtime jashtë vendit, pason dëshirën e Komisionit Evropian që projekti pilot të kryhet nga disa shtete anëtare, shkruan Schengen Visa Info.

Kjo, pasi kërkohet një mënyrë që të mblidhen përvoja që do të mundësonin paraqitjen e një propozimi për zbatimin e një projekti të tillë në të gjitha vendet e BE-së.

Një projekt i tillë do të financohet nga Komisioni i BE-së dhe plani fillestar është testimi i dokumenteve digjitale të udhëtimit midis Finlandës dhe Kroacisë.

Nëse Komisioni e miraton projektin, autoritetet finlandeze do t’i ofrojnë një grupi vullnetarësh një aplikacion që përmban një dokument digjital udhëtimi.

Përmes këtij aplikacioni, pasagjerët do të mund t’i dërgojnë në mënyrë elektronike autoriteteve kufitare informacionet në dokumentet e tyre përpara se të udhëtojnë. /euronews

Related posts

Humolli: Kemi ushtarë mjaftueshëm, s’ka nevojë me u rreziku asnjë ushtar amerikan për Kosovën

admin6

Gjysma e kompanive gjermane në luftë për mbijetesë për shkak të krizës energjetike

admin

Serbia reagon ndaj vendimit të BE-së për liberalizimin e vizave me Kosovën

rezart morina