RTV AHIRETI
Uncategorized

Vendimi për katërshen e UÇK-së shtyhet deri më 20 korrik 

vendimi-per-katershen-e-uck-se-shtyhet-deri-me-20-korrik 

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për më 20 korrik 2026.

Konfirmimin për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit e ka bërë avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, i cili në një përgjigje për RTK ka konfirmuar saktësinë e informacionit të raportuar në media.

Mund ta konfirmoj se kjo është e saktë”, ka deklaruar Mishetiq në përgjigjen e tij në pyetjen nëse raportimi për shtyrjen e vendimit për 20 korrik është i saktë.

Fillimisht, vendimi përfundimtar ishte paraparë të shpallej më 19 maj, brenda afateve të përcaktuara procedurale. Megjithatë, sipas Rregullores së Gjykatës Speciale, trupi gjykues ka në dispozicion 90 ditë për shpalljen e verdiktit, me mundësi shtyrjeje deri në 60 ditë shtesë.

Kësisoj, epilogu i një prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së pritet të bëhet publik më 20 korrik 2026.





Related posts

SWE Diverse Podcast Ep 264: Advancing STEM Diversity in Costa Rica With Blanca Rosa Navarro Piedra

Shoqërohen në polici 37 persona gjatë “Vidovdanit” për thirrje që nxisnin urrejtje

Kushtrim Guraj

Kosova dhe Shqipëria dakordohen për lehtësimin e tregtisë ushqimore sipas praktikave të BE-së

Kushtrim Guraj