RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vendosen kamera të sigurisë në afërsi të Urës së Ibrit

vendosen-kamera-te-sigurise-ne-afersi-te-ures-se-ibrit

Në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë, Policia e Kosovës ka vendosur kamera të sigurisë.

Lajmin për RTKlive e konfirmoi zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se vendosja e kamerave po bëhet me qëllim të parandalimit të veprave kriminale apo kundërvajtjeve në atë zonë.

“Sipas ligjit në fuqi, Policia e Kosovës është institucioni që mbikëqyr me kamera vendet publike dhe në kuadër të parandalimit dhe luftimit të krimit, ne jemi duke vendos kamera. Kjo do të ndikoj në parandalim të kundërvajtjeve apo veprave kriminale e në rast se ato ndodhin atëherë bëhet më e lehtë ndriçimi i tyre’’, tha Elshani.

Ai tutje bëri të ditur se vendosja e kamerave do të bëhet edhe te “Tre Rrokaqiejtë”.

Related posts

Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani

Irfan Jahiu

Guterres: Kriza klimatike “i ka hapur dyert e ferrit”

admin

Rreziku më i lartë se kurrë, Gjermani: Qindra policë nën dyshim për qëndrime ekstremiste

admin