RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Venezuela akuzon Trump-in për “kërcënim kolonialist” pas deklaratës për mbylljen e hapësirës ajrore

venezuela-akuzon-trump-in-per-“kercenim-kolonialist”-pas-deklarates-per-mbylljen-e-hapesires-ajrore

Qeveria e Venezuelës ka dënuar ashpër deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili njoftoi se hapësira ajrore “mbi dhe rreth Venezuelës” duhet konsideruar e mbyllur plotësisht.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Venezuelës e quajti njoftimin “kërcënim kolonialist” dhe një akt të paligjshëm që synon të prekë sovranitetin e vendit.

Postimi i Trump-it në platformën e tij Truth Social erdhi mes rritjes së tensioneve dhe retorikës së ashpër të zyrtarëve amerikanë kundër presidentit Nicolas Maduro.

Ndërkohë, SHBA ka vendosur një aeroplanmbajtëse në Karaibe dhe ka kryer bombardime ndaj anijeve që i akuzon për trafik droge, duke shkaktuar dhjetëra viktima — veprime që ekspertë të OKB-së i kanë cilësuar si ekzekutime jashtëgjyqësore.

Maduro, në një fjalim televiziv, tha se Venezuela nuk do të frikësohet dhe akuzoi SHBA-në se po kërkon justifikime për një ndërhyrje të mundshme në vend. /mesazhi

Related posts

Rusi – Ukrainë: Vendoset armëpushimi për 36 orë

admin

Kosovarët ia mësyjnë bregdetit: Mbi 11 mijë persona hyjnë në Shqipëri për vetëm 4 orë

Irfan Jahiu

Papa takohet me viktimat e abuzimit seksual nga klerikët

admin