RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vërshimet dëmtuan fermerët në Gjakovë: Ata ende sjanë kompensuar

vershimet-demtuan-fermeret-ne-gjakove:-ata-ende-sjane-kompensuar

Komuna e Gjakovës në verën e këtij viti, ka pësuar dy fatkeqësi natyrore me vërshime, dëmet e të cilave janë vlerësuar të jenë mbi 200 mijë euro. Gjatë muajve qershor-korrik nga reshjet e mëdha të shiut dhe breshëri janë dëmtuar rreth 60 fermerë dhe afro 80 hektarë tokë bujqësore. Ndërkaq, në Kuvendin Komunal është aprovuar raporti për vlerësimin e dëmeve dhe është dërguar tek Agjencioni i Menaxhimit dhe Emergjencave, ku më pas do të shqyrtohet nga Komisioni Qendror Qeveritar.

Zyrtari komunal në Drejtorinë për Bujqësi dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit vlerësues, Robert Marjakaj ka thënë se me të dal në vendin e ngjarjes kanë vlerësuar se dëmi i shkaktuar arrin vlerën prej 239 mijë e 538 euro.

Vitin 2023, Marjakaj e quan si më fatkeqin ndër vite, sa i përket motit të pa përshtatshëm për zhvillimin e kulturave bujqësore.

“Këtë vit Komuna e Gjakovës ka pasur dy fatkeqësi natyrore, në muajin qershor dhe në muajin korrik…Sivjet bujqësia është e përcjellë me fatkeqësi ose me mot të jashtëzakonshëm, mund të them lirisht se është në ndër vitet, ndoshta nuk mbahet në mend sa i përket kushteve të papërshtatshme klimatike për kulturat bujqësore… Në muajin qershor dhe muajin korrik janë të dëmtuar pothuajse diku 58 fermerë, dhe me në sipërfaqe e cila është e dëmtuar diku 78 hektarë dhe vlera e dëmit të vlerësuar nga komisioni e cila ka dalë në vendin e ngjarjes sillet diku rreth 239 mijë e 538 euro…Nga kjo vlerë shihet se është bërë një dëm i konsiderueshëm nga kulturat bujqësore. Ne si Komision menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes, dhe i kemi verifikuar parcelat kur kanë qenë të dëmtuara. I kemi marrë fotografitë. Po ashtu jemi bazuar në fotografitë e fermerëve që i kanë bërë momentin e fatkeqësive natyrore”, tha Marjakaj.

Ndër të tjera, Marjakaj ka thënë se nga vërshimet dhe breshëri, më së shumti kanë pësuar fermerët e fshatit Rugovë, ngase aty kultivohet perim-kultura. Ai shtoi se të prekurit presin dëmshpërblimin nga buxheti Qeverisë e Kosovës, derisa potencoi se Komuna e Gjakovës nuk ka fond për kompensim të dëmeve në kulturat bujqësore.

Ndryshe, në mbledhjen e 169-të të Qeverisë së Kosovës, është marrë vendimi për ndarjen e nëntë milionë eurove për komunat e prekura nga vërshimet e shtatorit 2022 dhe të janarit 2023.

Related posts

Kovaçevski paralajmëron dorëheqjen nëse VMRO-DPMNE voton ndryshimet Kushtetuese

rezart morina

Turqia miraton udhëtim pa viza për shtetasit bullgarë

admin

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

rezart morina