RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Veseli deklarohet sërish i pafajshëm, shpreh pakënaqësinë për vonesën dy vjet e gjysmë të fillimit të gjykimit

veseli-deklarohet-serish-i-pafajshem,-shpreh-pakenaqesine-per-vonesen-dy-vjet-e-gjysme-te-fillimit-te-gjykimit

Ish Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, është deklaruar sërish i pafajshëm, në seancën që sot ka hapur fillimin e procesit gjyqësor kundër katër krerëve të UÇK-së në Hagë.

I pyetur nëse e konfirmon deklarimin e tij të parë si i pafajshëm, Veseli ka thënë “Po, tërësisht i pafajshëm”.

Veseli, po ashtu, ka shprehur pakënaqësinë e tij për vonesën e fillimit të procesit gjyqësor prej dy vjetësh e gjysmë.

Dy vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot ka nisur procesi gjyqësor kundër tyre.

Ata akuzohen për krime lufte, duke i cilësuar si një “Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët”. Ky term, siç konsiderohet gjerësisht, përfshin gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila në vitet 1998-1999 zhvilloi luftën e saj për liri nga Serbia.

Pika 35 e aktakuzës i portretizon si anëtarë të Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët pothuajse të gjithë udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të UÇK-së – nga Shtabi i Përgjithshëm, Komandantët dhe Zëvendëskomandantët e Zonave, të Brigadave, të Njësiteve, e deri te ushtarët më të thjeshtë dhe të tjerë që vepronin në emër të UÇK-së.

Për dy vjet e gjysmë të punës së saj, Gjykata Speciale është kritikuar për vonesën e fillimit të gjykimit, për zvarritje procedurale, për tentim të shmangies nga baza juridike e funksionimit të saj, për fshehje të provave shfajësuese, për redaktime të shumta, si dhe për bashkëpunim me shtetin serb – nga i cili ka pranuar mijëra dosje.

Related posts

Deri në pesë orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

admin

UNICEF: 10 milionë fëmijë në Sahel kanë nevojë për ndihmë humanitare – VIDEO

rezart morina

BE-ja kërkon që të mos politizohet festivali “Mirëdita, dobar dan”

admin