RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vetëm një e katërta e amerikanëve mbështesin sulmet ndaj Iranit

vetem-nje-e-katerta-e-amerikaneve-mbeshtesin-sulmet-ndaj-iranit

Një sondazh i realizuar nga Reuters në bashkëpunim me Ipsos tregon se vetëm një në katër amerikanë mbështet sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Sipas rezultateve, 43 për qind e të anketuarve janë shprehur kundër luftës, ndërsa 29 për qind kanë deklaruar se janë të pasigurt.

Mbështetja është më e lartë në mesin e republikanëve, por jo dërrmuese: 55 për qind e tyre kanë thënë se i mbështesin sulmet, 13 për qind janë kundër dhe 32 për qind janë të pavendosur.

Një e dhënë e rëndësishme nga sondazhi është se rreth 42 për qind e republikanëve do të ishin më pak të prirur ta mbështesnin operacionin nëse ai do të çonte në vrasjen ose plagosjen e trupave amerikane në Lindjen e Mesme. /mesazhi

Related posts

Murati: Sistemi i kapur i drejtësisë po i lufton ministrat e Kurtit me spektakle nga asgjëja

Muhamet Ramadani

“Forcat izraelite janë të lumtur të vrasin fëmijë”, spikerja e BBC-së i thotë ish-kryeministrit izraelit – VIDEO

Muhamet Ramadani

Danimarkë: Të infektuarit me COVID nuk do të izolohen më

admin