RTV AHIRETI
Kuzhinë

Vezë në sy: Pasi ta shihni këtë truk, nuk do ta skuqni kurrë si më parë

veze-ne-sy:-pasi-ta-shihni-kete-truk,-nuk-do-ta-skuqni-kurre-si-me-pare

Çfarë është kaq e veçantë për vezët e zakonshme të skuqura?

Vezët janë zgjedhja më e popullarizuar për mëngjes në mbarë botën, sepse falë tyre ngopemi pa shumë para, mund dhe kohë, dhe ato janë gjithashtu një thesar i vërtetë i shëndetit.

Vezët janë të pasura me vitamina, minerale, yndyra të shëndetshme dhe proteina dhe ka shumë mënyra për t’i përgatitur ato.

Vezët e skuqura në sy janë sigurisht të preferuarat dhe tani është zbuluar një tjetër recetë interesante për përgatitjen e kësaj pjate popullore. Çfarë nënkuptojmë me recetën – a nuk mjafton të çajmë një vezë mbi një tigan të lyer me yndyrë dhe të ngrohur dhe, nëse është e nevojshme, të hedhim kripë? Rezulton, jo!

TikTok-erja Grace Elkus, e cila njihet më së shumti për pjatat e saj vegjetariane, së fundmi tregoi se si përgatit vezë të fërguara për mëngjes dhe receta e saj deri më tani është parë nga miliona përdorues të kësaj faqeje, transmeton Telegrafi.

– Vezë të skuqura pesëminutëshe me djathë feta. Do të më falënderoni herën tjetër që të jeni të uritur – ka shkruar ajo në përshkrimin e kësaj videoje.

Siç mund ta shohim në tutorialin e saj, Grace fillimisht thërrmon djathin feta në fund të tiganit, pastaj thyen vezën sipër, por kjo nuk është fundi i kësaj historie të shpejtë dhe të shijshme.

Përbërësit:

vezë,
50 gram djathë feta,
avokado (një sasi e vogël, patjetër jo e plotë),
tortilla,
limon (ndoshta lima),
▪ erëza sipas dëshirës.

Përgatitja:

Nuk ju nevojitet vaj për këtë recetë. Ngrohni një tigan me një fund që nuk ngjit, më pas thërrmoni djathin feta në të.

Sapo të fillojnë të formohen flluska, thyeni vezën. Më pas hidhni piper dhe erëza sipas shijes. Kushtojini vëmendje sa i kripur është djathi, që të mos e teproni me kripën.

Më pas vendosni kapakun dhe skuqni derisa të bardhat e vezëve të forcohen, por aq sa e verdha të mbetet më e lëngshme.

Pas kësaj, kaloni në tortilla, mbi të cilën keni shtruar më parë avokado dhe keni shtrydhur pak limon.

 #friedeggs #feta ♬ Midnight City – M83

Ju bëftë mirë! /Telegrafi/

The post Vezë në sy: Pasi ta shihni këtë truk, nuk do ta skuqni kurrë si më parë appeared first on Telegrafi.

Related posts

Truku për shtrydhjen e limonit që ngazëllen të gjithë: Asnjë prerje me thikë, pa i ndotur duart

admin

Tiramisu me ananas, një ëmbëlsirë me një shije ekzotike

admin

Të gjithë bëjmë gabime kur përgatisim kafe turke dhe ia prishim shijen, por mjafton të aplikoni një truk të thjeshtë

admin