Një video emocionuese nga Hatay i Turqisë po bën xhiron, me një qen si protagonistin kryesor, shkruan Euronews.
Qeni po pret prej ditësh para një ndërtese të shembur nga tërmeti.
Dëshmitarët kanë thënë se qeni ishte pjesë e një familje që ka mbetur nën rrënoja.
Ata thonë se e kanë larguar qenin në një vend tjetër, por është kthyer prapë në pritje për ta parë pronarin e tij.
Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën lanë mbi 25 mijë të vdekur deri tani.
“We took her to another place but she came back”
A dog in Turkey’s quake-ridden Hatay city awaited outside a collapsed building on Friday (February 10) in which her owner was trapped for five days. pic.twitter.com/iLuLOQXJMw
— euronews (@euronews) February 11, 2023