Është rritur në 87 numri i viktimave në fatkeqësitë dhe aksidentet e shkaktuara nga tajfuni “Yagi”, i cili ka goditur veriun e Vietnamit, transmeton Anadolu.
Sipas faqes së lajmeve “VN Express”, autoritetet njoftuan se si pasojë e tajfunit janë plagosur 752 persona ndërsa vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit për 70 persona të zhdukur.
Autoritetet kanë bërë të ditur se 87 persona humbën jetën në katastrofë.
Agjencia për Parandalimin dhe Kontrollin e Fatkeqësive të Vietnamit tha se shumë lumenj në veri të vendit i janë afruar nivelit të vërshimit ndërsa mbi 48 mijë shtëpi janë dëmtuar për shkak të katastrofës.
Bëhet e ditur se janë përmbytur mijëra hektarë tokë bujqësore.
Kryeministri vietnamez Pham Minh Chinh vizitoi qytetin Haiphong të prekur nga tajfuni dhe miratoi paketën e ndihmës prej rreth 4 milionë dollarë për të mbuluar dëmet.
– Më shumë se 50 mijë njerëz u evakuuan
Autoritetet vietnameze mobilizuan mijëra personel ushtarak për të kryer operacione ndihmash dhe shpëtimi në rajonet e prekura nga tajfuni.
Për shkak të tajfunit “Yagi”, janë evakuuar më shumë se 50 mijë persona nga qytetet bregdetare në veri të vendit.
Tajfuni që goditi provincën Hainan të Kinës më 7 shtator, shkaktoi vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e 95 të tjerëve.
This local Vietnamese restaurant owner is cleaning up after Typhoon Yagi devastated her livelihood. The disaster claimed the lives of 64 people across Vietnam and destroyed critical infrastructure. pic.twitter.com/xnFiSXzi1o
— TaiwanPlus News (@taiwanplusnews) September 10, 2024