RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vietnam, rritet në 91 numri i të vdekurve nga përmbytjet

vietnam,-rritet-ne-91-numri-i-te-vdekurve-nga-permbytjet

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha në Vietnamin qendror është rritur në 91, transmeton Anadolu.

Në vend gjithashtu 11 persona rezultojnë të zhdukur për shkak të përmbytjeve të mëdha që përfshiu Vietnamin qendror dhe Malësitë Qendrore, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe më shumë se 341 milionë dollarë humbje ekonomike, raportoi VnExpress të dielën.

Përmbytjet kanë dëmtuar 1.154 shtëpi dhe kanë ndërprerë transportin në të gjithë rajonin, duke lënë pjesë të autostradave kryesore dhe rrugëve rurale të pakalueshme për shkak të ujit të lartë dhe rrëshqitjeve të dheut.

Ndërprerjet e energjisë elektrike prekën afërsisht 1.2 milion familje në kulmin e katastrofës. Deri të dielën, 257.000 shtëpi ishin ende pa energji elektrike, duke çuar në ndërprerje të mëdha të celularëve dhe internetit.

Kryeministri vietnamez, Pham Minh Chinhi, ka kërkuar veprime më të forta për të adresuar përmbytjet e rënda dhe fatkeqësitë e tjera natyrore që prekin provincat qendrore, sipas Vietnam News.

Qeveria vietnameze ka ndarë ndihmë emergjente me një total prej 700 miliardë dongësh vietnamezë (26.6 milionë dollarë) për të mbështetur përpjekjet e rimëkëmbjes në rajonet e prekura rëndë.

Related posts

U gjet nga fëmijët të cilët nisën të luanin me të, shpërthen mina e vjetër tokësore në Afganistan, nëntë të vrarë

admin

Shqipëri, pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

admin

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arrin numër dyshifror për herë të parë në 40 vjet

admin