Të reshurat e dendura gjatë viteve të fundit në veri të Shqipërisë kanë ndikuar që Xhamia e Plumbit në Shkodër disa herë të përmbytet nga vërshimet e ujërave.
Situata më problematike ishte në Qarkun e Shkodrës, ku edhe pse ka një normalizim të situatës ende ka prezencë të ujit në disa lagje, në sipërfaqe bujqësore dhe në një nga monumentet e kulturës, siç është Xhamia e Plumbit.
Ekipet punëtorësh kanë vijuar punën në kantierin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se po punohet për kthimin e këtij tempulli jo vetëm të besimtarëve, por edhe të Shkodrës, si një tjetër destinacion atraktiv turistik.
Nga ana tjetër, ministrja e Kulturës e Shqipërisë Elva Margariti tha se projekti konsiston në rijetësimin e këtij monumenti të rrallë kulture e besimi, nëpërmjet rikualifikimit të zonës dhe restaurimit të objektit.
Restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër, punohet për digën mbrojtëse.
“Aktualisht po punohet në ndërtimin e sistemit mbrojtës të digës, që do të pasohet më pas nga restaurimi, një investim falë nënshkrimit të protokollit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve të Ministrisë së Kulturës dhe të Turizmit të Republikës së Türkiyes”, shkruan Margariti.
Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet pashë Bushatit është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër, e ndërtuar në periudhën 1773/1774.