RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Belgjikë: Sekuestrohen 7 ton kokainë të fshehur në kontejnerë me banane

belgjike:-sekuestrohen-7-ton-kokaine-te-fshehur-ne-kontejnere-me-banane

Pothuajse 7 ton kokainë u kapën në portin e Antwerpen të dielën, njoftoi të martën prokuroria, duke theksuar se droga ishte fshehur në kontejnerë me banane nga Ekuadori. Kjo është sasia më e madhe e kapur në Antwerp që nga fillimi i vitit, tha një zëdhënës i autoriteteve doganore belge për AFP. Në kuadër të operacionit janë arrestuar katër persona të dyshuar, të moshës 23-50 vjeç, të cilët pasi kanë dëshmuar para hetuesisë, janë dërguar në burg.

Javën e kaluar, autoritetet doganore belge njoftuan se në gjysmën e parë të vitit 2023 kishin sekuestruar 43.3 ton kokainë në portin e Antwerpen, raportojnë mediat e huaja.

Pothuajse gjysma e 43 tonëve kokainë erdhi nga tre vende: Ekuador (10,42 ton), Panama (5,26 ton) dhe Brazili (3,45 ton). 2022 ishte viti i parë që autoritetet doganore të Antwerp-it kapën më shumë se 100 ton kokainë. /dosja

Related posts

Merr fund misteri/ Vrau bashkëshorten dhe i zhduku trupin, si 43-vjeçari përdori telefonin e viktimës për dy muaj për të bindur familjarët e saj se ajo ishte gjallë!

admin

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër dy serbëve, dyshohen për krime lufte kundër popullsisë civile në Istog

admin

Lëndohen pesë zyrtarë policorë në veri, u goditen në veturë nga një kamion i cili po kontrabandonte mallra dhe tentoi të ikte

admin