RTV AHIRETI
Shëndetësi

Vitaminat B, mos jeni duke marrë jo aq sa duhet?

vitaminat-b,-mos-jeni-duke-marre-jo-aq-sa-duhet?

Vitaminat B kur janë në sasi të mjaftueshme mbështesin prodhimin e energjisë dhe funksionet e tjera në trup.

Duhen patjetër.

Pa vitamina B12 (dhe folate) te mjaftueshme , për shembull, mund të ndiheni të lodhur, të dobët, me kapsllëk ose në depresion. Dhe kjo është vetëm një nga llojet e vitaminës B që ju nevojitet. Për një sasi me të madhe të vitaminës B12, provoni te hani molusqet ose mëlçinë e viçit.

Vitamina B6. Mungesa e B6 mund të çojë në konfuzion mendor dhe simptoma të tjera.

Pa patur mjaftueshëm këtë vitamin B, ju mund të sëmureni më shpesh dhe të ndiheni në depresion ose konfuz. Ju gjithashtu mund të keni buzë me luspa dhe të çara. Ju duhet vetëm një sasi e vogël e tij çdo ditë, megjithatë, dhe shumica prej nesh e marrin atë. Nëse dëshironi të siguroheni, zgjedhjet tuaja më të mira janë qiqrat, toni dhe — surpriza — mëlçia e viçit.

B1 (Tiamin). Konsumimi i alkoolit pengon përthithjen e vitaminës B1.

Trupi juaj mund të mos thithë mjaftueshëm nga kjo nëse shpesh pini më shumë se disa pije. Pa të, ju mund të keni dobësi, lodhje dhe madje edhe dëmtim të trurit. Mund të çojë edhe në psikozë. Pra merrni B1 tuaj. Orizi i pasuruar, trofta dhe fasulet e zeza janë burime të mira.

B2 (Riboflavin). Mishi i viçit është një burim i mirë i vitaminës B2.

Shumica e njerezve marrin shumë riboflavinë. Kjo është një gjë e mirë, sepse një mungesë serioze e saj mund të dëmtojë mëlçinë dhe sistemin tuaj nervor. Për te marre me shume , hani një pjatë të madhe me mëlçi viçi. Nuk e bën dot? Qumështi, kosi dhe mish viçi janë zgjedhje të dyta të mira. Ka edhe bimë që mund të ofrojnë B2 që ju nevojitet. Për shembull, burime të mira përfshijnë quinoa, muesli dhe drithëra të fortifikuara vegane të mëngjesit. Dhe mos harroni avakadon ose orizin e egër — të dyja janë burime të pasura të B2.

B3 (Niacin). Vitamina B3 ndihmon lëkurën, nervat dhe tretjen, por mund të jetë e dëmshme me tepricë.

Niacina ndihmon tretjen, lëkurën dhe nervat tuaja të funksionojnë ashtu siç duhet. Gjithashtu ndihmon në ndryshimin e ushqimit në energji. Mund ta merrni nga qumështi, vezët, orizi dhe peshku. Por mos e teproni. Shumë mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë, ulçera peptike dhe skuqje të lëkurës.

B7 (Biotinë). Mungesa e biotinës mund të bëjë që flokët tuaj të bien.

Mungesa e B7 mund të çojë në skuqje të lëkurës, humbje të flokëve, kolesterol të lartë dhe probleme me zemrën. Mund ta gjeni në lulelakrën, salmonin, karotat, bananet, miellin e sojës, drithërat dhe majanë.

Acidi folik (Folati). Acidi folik është i rëndësishëm për gratë për t’u mbrojtur nga defektet e lindjes.

Ky është një anëtar i rëndësishëm i familjes së vitaminave B – veçanërisht nëse jeni shtatzënë, sepse mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve të caktuara të lindjes. Acidi folik është versioni laboratorik i folatit, i cili gjendet natyrshëm në ushqime. Provoni pak spinaq dhe bizele për t’i përfshirë në dietën tuaj.

Related posts

Këto ushqime duhet t’i hani në mëngjes

RTI

Mësoni se me sa sheqer duhet ta pini kafen

admin

Si të dalloni nëse bëhet fjalë për dhimbje të fytit apo për streptokok: Këto janë simptomat e një infeksioni që duhet trajtuar

admin