RTV AHIRETI
Shëndetësi

Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

vitaminat-qe-funksionojne-njesoj-si-antibiotiket

Kur përballeni me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që ua rekomandojnë mjekët. Përdorimi i antibiotikëve nisi në vitin 1940, si një mënyrë efikase në trajtimin e infeksioneve dhe sëmundjeve. Megjithatë, me kalimin e viteve, shumë baktere po bëhen rezistente ndaj medikamenteve.

Nga ana tjetër ka shumë vitamina, të cilat jo vetëm që luftojnë bakteret me efikasitet por edhe forcojnë imunitetin. Ato mund të parandalojnë sëmundjet dhe i bëjnë ato më kohëshkurtra. Por kjo nuk do të thotë që të veproni me kokën tuaj. Konsultohuni me një mjek që të siguroheni se këto nuk ndërveprojnë me medikamentet me të cilat po kuroheni.

Vitamina C

Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira. Radikalet e lira ushqehen me qelizat e mira dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.

Vitaminën C mund ta gjeni duke konsumuar speca të kuq, jeshil, kivi, portokall, dredhëza, brokoli dhe domate.

Sa ju nevojitet: Meshkujt: 90 miligramë në ditë; femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji, të cilat duhet të konsultohen me mjekun); femrat shtatzënë: mesatarisht 85 miligramë në ditë; nënat që ushqejnë fëmijët me gji: 120 miligramë në ditë; duhanpirësit: 35 miligramë më shumë se doza e rekomanduar.

Vitamina D

Ndihmon organizmin të përthithë kalciumin më shpejt. Kjo vitaminë e fuqishme rregullon funksionimin e sistemit imunitar dhe rrit vigjilencën e tij. Sasitë e përshtatshme të vitaminës D parandalojnë rritjen dhe shpërndarjen e baktereve që ju sëmurin. Një njeri ka nevojë për 15 mikrogramë vitaminë D në ditë.

Vitaminën D mund ta gjeni duke konsumuar vaj i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bulmetit, drithërat e pasuruar.

Vitamina E

Luan rolin e antioksidantëve në organizëm dhe shërben si antibiotik kundër radikaleve të lira. Nëse keni nivele të ulëta të vitaminës E në gjak, atëherë sistemi imunitar do të jetë i dobësuar dhe ju, një shënjestër e lehtë për sëmundjet. Doza e rekomanduar ditore e vitaminës E është 15 miligramë.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat e pasuruar, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut.

Related posts

Përfitimet shëndetësore që sjell buka e misrit

admin

OBSH rekomandon përdorimin e dy antitrupave kundër Ebolës

admin

Shega devedishe – Më e mira kundër plakjes së organizmit

rezart morina