RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protesta në shtetet europiane për sulmet ruse në Ukrainë

protesta-ne-shtetet-europiane-per-sulmet-ruse-ne-ukraine

Në kryeqytetet evropiane ka pasur protesta të shumta për të dënuar sulmet e Rusisë kundër Ukrainës.

Në Bukuresht dhjetëra emigrantë u mblodhën jashtë ambasadës ukrainase. Stafi diplomatik, duke përfshirë ambasadorin e Ukrainës në Rumani, shprehu zhgënjimin me refuzimin e dukshëm të Moskës për të diskutuar një zgjidhje politike.

Në Pragë qindra qytetarë dolën për të dënuar sulmet ruse kundër qyteteve të shumta anembanë Ukrainës.

Demonstruesit në sheshin qendror mbanin kryqe me emrat e vendeve të goditura nga raketat ruse si dhe çadra që simbolizonin mbrojtjen ajrore.

Ndërkohë, përpara ambasadës ruse, në një satirë për aneksimin e katër territoreve të Ukrainës nga Rusia, protestuesit organizuan një referendum të rremë për të aneksuar enklavën ruse të Kaliningradit.

Dhe në Romë qindra ukrainas u mblodhën në një vend jo shumë larg Ambasadës Ruse duke brohoritur parulla që kritikonin presidentin rus Vladimir Putin. Moska i ka justifikuar veprimet e saj duke thënë se po lufton terrorizimin.

Related posts

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Hevzi

25-vjetori i rënies së Indrit Carës, dëshmi ekskluzive nga komando dhe bashkëluftëtarët e heroit që dha jetën për lirimin e Kosovës

admin

Katari rifillon të gjitha aktivitetet detare pas pauzës njëjavore

admin