RTV AHIRETI
Shëndetësi

Vitaminat që ndihmojnë me funksionimin e nervave

vitaminat-qe-ndihmojne-me-funksionimin-e-nervave

Dëmtimi i nervave ndodh kur veshja e jashtme që mbulon nervat shkatërrohet.

Në këtë pikë nervat nuk janë më në gjendje të përçojnë siç duhet sinjalet e komunikimit mes trurit dhe palcës kurrizore. Një nga shkaqet më të shpeshta të dëmtimit të nervave është mungesa e vitaminave.

Vitamina B

Kompleksi i vitaminave B është i rëndësishëm për funksionimin e nervave.

Mungesa e tyre në organizëm mund të çojë në dëmtime të nervave në duar dhe këmbë.

Diabetikët mund të vuajnë nga ndjesia e shpimit dhe mpirjes që shkaktohet nga diabeti, veçanërisht kur kanë mungesë të vitaminave B6 dhe B12.

Një studim zbuloi një lidhje midis mungesës së B12 dhe neuropatisë periferike. Një çrregullim që shkakton në komunikim të dobët midis trurit dhe palcës kurrizore.

Njerëzit që marrin shumë pak vitaminë B12 mund të shfaqin dobësi, dridhje, dhimbje, mpirje, ndjesi shpimi, ngërçe të muskujve dhe ndjesi djegieje.

Ajo rekomandohet zakonisht për pacientët me sindromën e tunelit karpal. Ënjtja dhe ndjesia e shpimit në kyçe apo pjesë të tjera të trupit mund të shkaktohet gjithashtu nga nivelet e ulëta të kësaj vitamine.
Vitamina B1 dhe B3 ndihmon në reduktimin e ankthit dhe ka një efekt qetësues nervor.

Vitamina E

Kjo vitaminë ndihmon në rregullimin e funksionit të duhur të sistemit nervor. Mungesa e kësaj lënde ushqyese mund të shkaktojë degradim të neuroneve.

Vitamina C

Vitamina C ka shumë përfitime dhe lehtësimi i ankthit është një prej tyre. Ajo ndihmon në kiminë e shëndetshme të trurit dhe funksionin e gjëndrës mbiveshkore. Në doza të mëdha, ka një efekt të madh qetësues.

Kalciumi dhe magnezi

Kalciumi ka veti natyrale qetësuese dhe magnezi ndihmon në nxitjen e relaksimit duke ulur nivelet e ankthit dhe nervozizmit. Magnezi, gjithashtu, ndihmon në lehtësimin e spazmave të muskujve, një arsye tjetër pse atletët duhet të marrin mjaftueshëm prej tij.

Aktiviteti fizik dhe djersitja nuk janë faktorët e vetëm që ulin rezervat e magnezit. Alkooli gjithashtu varfëron magnezin e trupit, duke çuar në nervozizëm dhe tension.

Related posts

Një gotë ujë e ftohtë në verë sjell më shumë dëm sesa dobi, thonë ekspertët

admin

A keni provuar mish rose me portokall? Me këtë specialitet tavolina juaj do të duket e mrekullueshme!

rezart morina

Kura me 40 arra të gjelbra të pabëra: Për tiroidet, gjakun dhe energjinë

admin