RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vitia: Prej tetorit nuk do të kemi probleme me barna esenciale

vitia:-prej-tetorit-nuk-do-te-kemi-probleme-me-barna-esenciale

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se të gjithë pacientët që janë insulinë vartës nuk duhet të shqetësohen, pasi sipas tij, në stoqe ka mjaftueshëm medikamente.

Ai tha se Ministria e Shëndetësisë ka marrë të gjitha masat, përkundër problemeve të cilat tha se kanë qenë më kontratë për furnizim me insulina.

“Përkundër problemeve të cilat kanë qenë me kontratën të cilët i’u referoheni ne si Ministri e Shëndetësisë kemi marr të gjitha masat dhe deri tani nuk ka ndodhur as edhe një herë që qytetarët e Republikës të mbesin pa insulina, një produkt jetësor për pacientët insulinë vartës në Kosovë. Kështu që pacientët nuk do të mbesin pa insulina natyrisht dhe ne i kemi marr të gjitha masat që kjo mos të ndodhë në as një moment”.

Vitia foli edhe për furnizimin me barna esenciale dhe materiale shpenzuese për të cilat tha se nuk janë në nivelin e duhur ku sipas tij, listat e barnave esenciale është nënshkruar dhe janë hapur procedurat për qindra produkte, ku deri në muajin tetor të këtij viti nuk do të ketë më probleme me barna esenciale nëpër spitale.

“Furnizimi nuk është në nivelin e dëshiruar ashtu siç kam thënë edhe në fillim të këtij viti. Lista e barnave esenciale është nënshkruar dhe ka kaluar. Janë hapur proceduar për qindra produkte të cilat janë në listën e barnave esenciale, ashtu siç i kam thënë edhe drejtorit edhe drejtorëve të tjerë deri në muajin shtator-tetor nuk do të ketë dhe do të punojmë që të mos ketë më fjalë për mungesë për brana nga lista e barnave esenciale dhe për materiale shpenzuese”, tha Vitia.

I pari i Shëndetësisë në Kosovë foli edhe për sigurimet shëndetësore, për të cilat tha se për këtë çështje janë disa parakushte, e kryesori, sipas tij, është sistemi informativ shëndetësor.

“Për sistemin informativ shëndetësor tanimë është paraqitur drafti final i studimit të fizibilitetit. Është pranuar një nga tri propozimet nga ky studim i fizibilitetit dhe është duke u punuar me ritëm të shpejt, ku sistemi informativ pritet që brenda një viti apo një viti e gjysmë të jetë funksional, i cili do të jetë pastaj parakusht esencial për fondin e sigurimeve shëndetësore i cili me funksionalizimin e sistemit informativ shëndetësor do të jetë shumë lehtë dhe shumë shpejt do të mund të bëhet”, shtoi ai për Ekonomia Online.

Related posts

Ambasadori i Turqisë, Sakar uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

admin

Ministria e Financave i ekzekuton pagat, kërkon auditim për grevistët

admin

OKB-ja përjashton Iranin nga organi i të drejtave të grave

admin