RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Viza emergjente për kthim përmes Arabisë Saudite, Ambasada e Kosovës në Riad kërkon të dhënat nga qytetarët

viza-emergjente-per-kthim-permes-arabise-saudite,-ambasada-e-kosoves-ne-riad-kerkon-te-dhenat-nga-qytetaret

Mes tensioneve të shtuara në Lindjen e Mesme dhe pasigurisë në rajon, Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad ka njoftuar për një vendim të ri të autoriteteve saudite që synon të lehtësojë tranzitin e shtetasve të huaj.

Sipas njoftimit, Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite do të mundësojë pajisjen me viza hyrëse emergjente për shtetasit e huaj që ndodhen në vendet fqinje si Kuvajti, Bahreini, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani, me qëllim që të hyjnë në territorin e Mbretërisë dhe më pas të largohen drejt vendeve të tyre të origjinës.

Autoritetet saudite kërkojnë lista me emra, të dhëna të pasaportave dhe destinacionet e udhëtimit për secilin shtetas, në mënyrë që të procedohet me lëshimin e vizave emergjente.

Ambasada e Kosovës në Riad u ka bërë thirrje shtetasve që kanë nevojë për këtë lehtësim të dërgojnë të dhënat në emailin zyrtar: embassy.saudiarabia@rks-gov.net.

Ky vendim vjen në një kohë kur zhvillimet gjeopolitike në rajon kanë rritur shqetësimet për sigurinë dhe lëvizjen e qytetarëve, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin masa për të garantuar tranzit të sigurt.

Related posts

Belgjika nis hetime për pjesëmarrës të mundshëm belgë në “safari me snajper” gjatë rrethimit të Sarajevës

Muhamet Ramadani

Zjarret në Meksikë djegin mijëra hektarë pyje

Muhamet Ramadani

Gati 200 të vrarë nga përshkallëzimi i dhunës në provincën Balochistan të Pakistanit

Muhamet Ramadani