RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vizita e Kurtit në fabrikën ku prodhohen dronët Bayraktar, Baykar, ZKM jep detaje

vizita-e-kurtit-ne-fabriken-ku-prodhohen-dronet-bayraktar,-baykar,-zkm-jep-detaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Stamboll, vizitoi fabrikën e prodhimit të dronëve ushtarakë, Baykar, ku u prit nga Drejtori Ekzekutiv, Haluk Bayraktar dhe Drejtori i Teknologjisë, Selçuk Bayraktar.

Baykar është kompani pionere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë dhe është veçanërisht e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2. Kjo kompani ka gjithsej 4500 të punësuar, gjysma e të cilëve janë inxhinierë dhe mosha mesatare e të punësuarve është 29 vjet.

Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij ndaj drejtuesve të kompanisë Baykar për mënyrën se si është trajtuar me prioritet të lartë çdo blerje e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Aty, ai u njoftua për teknologjitë e reja që kjo kompani po zhvillon dhe pa nga afër prototipin e fluturakës luftarake pa pilot, Kizilelma.

Në korrik 2023, kryeministri Kurti bashkë me atëherë ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari, kishin prezantuar dronët Bayraktar TB-2 si pjesë e arsenalit të ushtrisë sonë.

Ndërkaq, në nëntor të po të njëjtit vit, ministri i tanishëm i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kishte dekoruar Drejtorin Ekzekutiv, Haluk Bayraktar me medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe çmimi më i lartë ushtarak në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Related posts

Sulmi i Izraelit ndaj ambasadës, komandanti i lartë ushtarak i Iranit premton hakmarrje

admin

​Kolona afër 4 orë te Dheu i Bardhë

admin

Gjenden simbole naziste dhe pornografi me fëmijë në mesazhet e policisë gjermane

rezart morina