RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjenden simbole naziste dhe pornografi me fëmijë në mesazhet e policisë gjermane

gjenden-simbole-naziste-dhe-pornografi-me-femije-ne-mesazhet-e-policise-gjermane

Një grup tjetër brenda strukturave të sigurisë gjermane është zbuluar se është i prirur drejt imazheve naziste. Zyrtarët e Recklinghausen janë të shqetësuar nga ky incident, i dyti në muajt e fundit.

Prokurorët në Gjermani kanë zbuluar përmbajtje të paligjshme, duke përfshirë simbole naziste në mesazhet e bisedave ku përfshihen pesë oficerë nga tre rajone të ndryshme policie.

Zbulimi u bë pas kërkimeve në rajonin e Rhine-Westphalian.

Pesë burrat, të moshës 22 dhe 25 vjeç, dyshohet se kanë shkëmbyer simbole naziste në biseda dhe kanë zotëruar pornografi me fëmijë gjatë trajnimit të tyre, sipas Annette Milk, kryeprokurores publike që heton rastin.

Tre nga të akuzuarit i përkasin selisë së policisë në Recklinghausen, nga një autoriteteve policore në Kleve dhe Borken.

Sipas Milk, ata hasën në këto biseda gjatë hetimeve ndaj një të dyshuari të gjashtë.

Zyra e prokurorit publik e ka akuzuar tashmë ish-oficerin e policisë për shkëmbimin e simboleve ekstremiste të krahut të djathtë në biseda dhe posedim dhe shpërndarje pornografie për fëmijë.

Shtëpitë e tre policëve u kontrolluan javën e kaluar.

“Akuzat më tronditën. Në të drejtën penale, prezumimi i pafajësisë vlen edhe këtu. Megjithatë, akuzat janë aq të rënda sa që pas shqyrtimit të çdo rasti individual, unë menjëherë i ndalova tre oficerët të kryenin punë zyrtare,” tha Friederike Zurhausen, shefe e policisë në Recklinghausen në një deklaratë.

Punonjësit e policisë i kanë kryer këto akte teksa ishin ende në trajnim në kuadër të diplomës së dyfishtë bachelor.

Ministri i Brendshëm i shtetit gjerman të Nord Rhine-Westphalia, Herbert Reul, i përshkroi oficerët se kishin treguar të meta karakteri dhe moral të papërshtatshëm për oficerët me uniformë.

“Kushdo që shpërndan përmbajtje të tilla ngre dyshime të konsiderueshme për përshtatshmërinë e karakterit të tij. Katër urdhër-ndalimet e dhëna për veprimtarinë zyrtare dhe janë rrjedhoja e duhur për momentin”, tha ai në një deklaratë.

Udhëzime të rrepta për platformat e mediave sociale

Ministri Reul këmbënguli që oficerët e rinj, ashtu si anëtarët e lartë të forcës policore, janë po aq përgjegjës për veprimet e tyre.

“Nëpunësit e rinj civilë, ashtu si të moshuarit, duhet të mbrojnë drejtësinë, ligjin dhe vlerat e kushtetutës sonë pa asnjë dyshim,” vazhdoi ai.

Ligji gjerman ndalon në mënyrë eksplicite mohimin publik të Holokaustit dhe shpërndarjen e propagandës naziste, si në internet ashtu edhe në forume publike. Kjo përfshin shpërndarjen e imazheve të tilla si të kryqit të thyer, veshjen e uniformave SS dhe bërjen e deklaratave në mbështetje të Hitlerit.

Ligji përcakton gjithashtu udhëzime strikte se si kompanitë e mediave sociale duhet të moderojnë gjuhën e urrejtjes dhe të raportojnë për kërcënimet.

Disa sulme terroriste të së djathtës ekstreme në 2019 dhe në fillim të 2020 i nxitën autoritetet gjermane të paralajmërojnë për përshkallëzimin e ekstremizmit, gjë që çoi në shtrëngimin e këtyre ligjeve për gjuhën e urrejtjes vitin e kaluar.

Kjo nuk është hera e parë që policia gjermane përballet me një skandal të tillë.

Sipas informacionit më të fundit të ministrisë nga fundi i korrikut, policia e Nordrhein-Westfalisë ka pezulluar ose ndëshkuar 105 raste të sjelljes ekstremiste të krahut të djathtë gjatë gjashtë viteve të fundit. /syri

Related posts

Në përmbylljen e garës ndërkombëtare, “Ushtari më i mirë 2024” zgjidhet Sead Veseli

rezart morina

Armët pa leje në Kosovë, rrezik për sigurinë e qytetarëve

admin6

Kryeministri i Katarit në SHBA për dialog strategjik ​

rezart morina