Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka vizituar Shqipërinë gjatë pushimeve të saj. Sipas “Palazzo Chigi”, selia e Këshillit të Ministrave dhe rezidenca zyrtare e kryeministrit të Italisë, ajo udhëtoi me një traget, sipas të përditshmes italiane “Open”.
Kryeministrja Giorgia Meloni i lejoi vetes gjithashtu një vizitë në Shqipëri gjatë pushimeve të saj puliane në një fermë në Ceglie Messapica, në zonën e Brindisit.
Në fakt, kryeministrja italiane përfitoi nga afërsia me Shqipërinë për të marrë një traget të planifikuar dhe për të mbërritur në portin e Vlorës nga Brindisi, ku u prit nga kryeministri Edi Rama.
Dhe memet për udhëtimin e kryeministres Meloni përtej Adriatikut nuk munguan në rrjetet sociale, pak ditë pas postimit të Ramës, i cili kishte krahasuar pushtimin e turistëve italianë në Shqipëri me zbarkimet e migrantëve shqiptarë në vitin 1991.
Një bum i lidhur mbi të gjitha me tarifat e larta që e sheh bregdetin shqiptar shumë më të lirë se ai pulian dhe ai italian në përgjithësi.
Së fundmi, Rama tha për “Il Foglio” se ekziston një harmoni e veçantë me kryeministren italiane dhe për ftesën që i kishte bërë me rastin e pushimeve të tij në Pulia.
“Meloni më tha se do të bënte gjithçka për të ardhur në Shqipëri, pasi do të qëndronte në Pulia”, tha Rama më herët.
Udhëtimi zgjati gjashtë orë e gjysmë. Megjithatë, nuk ka imazhe që qarkullojnë në rrjet, të pranisë së Meloni në bord.
Por, ekziston një video që tregon se ajo ka mbërritur në Vlorë.
Në udhëtimin e shkurtër në Shqipëri, Meloni shoqërohej nga bashkeshorti, Andrea Giambruno dhe vajza e saj, Ginevra, si dhe motra Arianna me bashkëshortin e saj, ministrin Francesco Lollobrigida.
Nuk ka patur asnjë lajm për dy ditë. Për më tepër, deri pasditen e djeshme nuk pati asnjë pamje për rikthimin e Meloni në Pulia. /atsh