RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mexhiti, Kasami dhe Gashi: T’i votojmë ndryshimet kushtetuese dhe të hiqet 20-përqindshi

mexhiti,-kasami-dhe-gashi:-t’i-votojme-ndryshimet-kushtetuese-dhe-te-hiqet-20-perqindshi

Partitë opozitare shqiptare, AlternAtivA – Lëvizja BESA dhe Lëvizja Demokratike, para Kuvendit kanë mbajtur një press konferencë për media, ku kërkojnë nga qeveria që pa vonesa të hidhen në votim nevoja për ndryshimet kushtetuese. Blloko opozitar madje bëjnë thirje siç thonë ata, i’i votojnë ndryshimet kushtetuese ose të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Krytari I Alternatiivës Afrim Gashi, i cili foli në emër të bllokut opozitar, tha se për ata nuk ka asnjë dilemë se integrimi europian është vizioni më i lartë politik, partiak e kombëtar, prej të cilit le që nuk ka luhatje, por ky përcaktim nënkupton edhe secilin hap të tyre të veprimit politik dhe bashkëpunimit me të tjerët.

“Si e para, kërkojmë nga kryetari i Kuvendit që urgjentisht ta hedhë në votim nevojën për ndryshimin e kushtetutës, që ta kalojmë fazën e parë të ndryshimeve kushtetuese dhe të futemi në procesin përmbajtjesor të këtyre ndryshimeve. Pas kësaj, i bëjmë thirrje atij që të mos fshihet pas arsyetimeve të pabaza, por t’i vë në procedurë edhe amendamentet për heqjen e emërtimit ofendues ‘20%’ për gjuhën shqipe, si dhe amendamentin kundër vjetrimit të lëndëve të korrupsionit politik. Kohezioni ndëretnik dhe lufta kundër korrupsionit janë po ashtu vlera dhe parime europiane sa edhe detyrimi për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, në mos edhe më shumë”.

Blloku opozitarë gjithashtu i ftonë të gjithë deputetët, pavarësisht përkatësisë së tyre politike, etnike e ideologjike, që urgjentisht, pa diskutime dhe pa asnjë zvarritje, ta votojnë nevojën për ndryshimin e kushtetutës dhe amendamentet e propozuara! Në këtë mënyrë, ata thonë se të gjithë do të dëshmojnë se në cilën anë janë dhe cili është përcaktimi i tyre strategjik.

“E derisa flasim për këtë votim, nëse në plan afatshkurtër nuk sigurohet shumica e nevojshme për votimin e fazës së parë të ndryshimeve kushetetuese, do të jetë e qartë se kjo përbërje parlamentare nuk ka kapacitet që t’i zhbllokojë negociatat për integrim në BE. Nëse del se kjo është e vërtetë, ne nuk duhet të humbim asnjë moment. Në atë rast, pra nëse nuk ka shumicë të mjaftueshme për ta votuar fazën e parë të ndryshimeve kushtetuese, bëjmë thirrje që të votojmë për shpërbërje të parlamentit dhe shpallje të zgjedhjeve të parakohshme”.

Blloku opozitar është që sa me shpejtë të fillojë procesi për ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tyre, vendi duhet të intgrohet në BE, ndërsa brenga e qeverisë siç thotë Gashi, është të mbesin në qeveri edhe një orë më shumë. /shenja

 

Related posts

Kosova në “Ditë Zie” për nder të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri

rezart morina

Gjendje e rënduar nga vërshimet në Gjakovë e Rahovec

admin

“Qeveritë perëndimore dhe mediat janë më se të gatshme të pranojnë rrëfimet dhe narrativat e Izraelit, jo faktet”

admin