RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Viziton pikat kufitare në veri, Sveçla i kënaqur me motivimin e lartë të zyrtarëve policorë

viziton-pikat-kufitare-ne-veri,-svecla-i-kenaqur-me-motivimin-e-larte-te-zyrtareve-policore

Ministri i Punevë të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, bashkë me menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës ka vizituar sot pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak, si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nga kjo vizitë ka parë motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policorë “të cilët në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, me përkushtim po vazhdojnë angazhimet e tyre të përditshme që të ofrojnë rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete tona duke garantuar kështu sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend”, ka thënë Sveçla.

Vizita e ministrit Sveçla në pikat kufitare dhe stacionet policore kufitare në veri të vendit, vjen dy javë pasi pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të komunitetit serb, kanë braktisur këtë institucion.

Kjo vizitë gjithashtu vjen dy ditë para se të fillojë zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e gjobave për drejtuesit e automjeteve që posedojnë targa ilegale të Republikës së Kosovës, të lëshuara në Serbi.

Aktualisht Kosova po përballet me një situatë ku serbët në veri kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS.

Sipas vendimit të qeverisë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të jenë targat provuese për dy muaj të tjerë, dhe nga 21 prilli nuk mund të ketë më targa ilegale.

Këtë të shtunë, veriu i Kosovës është vizituar nga shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark dhe komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

“EULEX dhe KFOR janë të sinkronizuara në rolet tona përkatëse të përgjigjes së sigurisë në Kosovë”, ka shkruar shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark.

Related posts

Sekuestrohen 3 tonë kokainë në Kolumbi me vlerë tregu mbi 113 milionë dollarë

admin

Mori shufra ari e para cash nga tre biznesmenë, Komisioni i Etikës ndërmerr hapat e para drejt përjashtimit të senatorit amerikan

admin

Pas takimit me Kurtin, shefi i CIA-s përmbyll vizitën dyditore në Kosovë

RTI