RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shefi i EULEX-it del për ecje me komandantin e KFOR-it në veri: I kemi të sinkronizuara rolet

shefi-i-eulex-it-del-per-ecje-me-komandantin-e-kfor-it-ne-veri:-i-kemi-te-sinkronizuara-rolet

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka dalë për shetitje në pjesën veriore të Mitrovicës me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, mëngjesin e së shtunës.

Kështu ka bërë të ditur Wigemark nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, duke thënë se i kanë të sinkronizuara rolet në sigurimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Sot në mëngjes shkaum në shëtitje pranë lumit Ibër në Mitrovicë bashkë me komandantin e KFOR-it, MG Angelo Michele Ristuccia. Më pas, shijuam një kafe në veri të Mitrovicës”, shkruhet në postimin e tij.

“EULEX dhe KFOR janë të sinkronizuar në rolet respektive të sigurisë në Kosovë”, përfundon postimin i pari i EULEX-it.

Postimi i tij vjen pas raportimeve se EULEX po kryejnë patrullimet në veri të vendit, pas dorëheqjes së rreth 600 policëve serbë nga Policia e Kosovës.

130 oficerë nga Polonia dhe Italia – të cilët po patrullojnë në tre komuna ku nuk ka prezencë policore lokale – nuk kanë fuqi arrestimi, por BE-ja dëshiron që prania e tyre të mbushë vakuumin e sigurisë.

Related posts

Besohet se do të ndryshojnë luftimet, Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

admin

Tërmeti i fuqishëm në Kinë, shkon në 74 numri i viktimave

admin

Erdoğan shpreson për zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi

admin