RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vjosa Osmani në Bruksel/ Merr pjesë në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor

vjosa-osmani-ne-bruksel/-merr-pjese-ne-takimin-e-lidereve-te-bashkimit-evropian-dhe-ballkanit-perendimor

Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit.

Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel ndër të tjera do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkërendimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe sfidat gjeostrategjike si rezultat i agresionit rus në Ukrainë.

Po ashtu gjatë vizitës në Bruksel, Presidentja Osmani do ta takojë presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, si dhe krerë tjerë shtetesh partnere të BE-së për ta rritur mbështetjen për rrugëtimin evropian të Kosovës.

Related posts

Haiti po zhytet sërish në anarki, BE evakuon personelin diplomatik! Grupet kriminale po synojnë pushtetin

admin

Vuçiq pas takimit me Lajçakun thotë se formimi Asociacionit, i domosdoshëm

rezart morina

SHBA njofton 85 milionë dollarë ndihmë për Turqinë e Sirinë – VIDEO

admin