Gështenja e cila i përket familje së arroreve “Castanea”, është e mbushur me shumë vlera ushqyese, raporton HealthLine.
Ka disa lloje të ndryshme të gështenjave, më të shpeshtat prej të cilave janë ato amerikane, kineze, japoneze, koreane e evropiane.
Gështenjat përveç që kanë shije të veçantë janë të pasura me shumë vitamina e minerale të rëndësishme për shëndetin e njeriut.
Kjo arrore është e pasur me proteinë, yndyra të shëndetshme, karbohidrate, fibra, mangan, vitaminë B6, vitaminë C, folate, dhe kalium. Për më shumë, gështenjat gjithashtu janë të pasura edhe me shumë vitamina të tjera si vitamina K, B5 e B3 si dhe fosfor e magnez.
Kur krahasohet me arrore të tjera, gështenja përmban më pak kalori e yndyra gjë që e bën ushqim të mirë për personat që duan ta ruajnë peshën.
Gështenja është antioksidant i fuqishëm pasi që përmban veti antioksiduese. Arrorja e njohur i kontribuon shëndetit të mirë të zemrës pasi vetitë ushqyese që gjenden në të mbrojnë njerëzit nga stresi oksidativ, armik ky që shkakton sulm në zemër.
Fibrat që gjenden në gështenjë ndihmojnë tretjen e ushqimit.
Gështenjat janë shumë të mira edhe për personat që kanë diabet apo për ata që priren të kenë, pasi është rregulluese e mirë e nivelit të sheqerit në gjak.
Gjithashtu kjo arrore mund të ulë edhe inflamacionin pasi ulë nivelin e radikaleve të lira, të cilat janë shkaktare sëmundjeve të ndryshme si ajo e kancerit.
Antioksidanti i fuqishëm që quhet Ellagic Acid, e që gjendet në gështenjë e bën atë të jetë arrore potenciale me veti anti-tumor, pasi ky acid mund të parandalojë rritjen dhe shpërndarjen e qelizave të tumorit.