RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vlerësimi nga Erdogan për ujdinë SHBA-Iran

vleresimi-nga-erdogan-per-ujdine-shba-iran

Pohimi i presidenti turk: Hap i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përshëndetur arritjen e ujdisë së fundit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, duke e cilësuar atë si një zhvillim tejet të rëndësishëm për vendosjen e qetësisë dhe stabilitetit në rajon.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i shtetit turk shprehu kënaqësinë e tij për këtë hap dhe uroi që ky lajm, i pritur prej kohësh nga mbarë bota, të shërbejë për vendosjen e një atmosfere të qëndrueshme paqeje dhe sigurie.

Erdogan bëri thirrje për kujdes gjatë periudhës deri në nënshkrimin zyrtar të marrëveshjes, duke theksuar nevojën për të shmangur provokimet.

“Në procesin deri në ditën e hedhjes së nënshkrimeve, nënvizoj me rëndësi se duhet të shmangen retorikat, provokimet dhe veprimet që rrisin tensionin, si dhe duhet treguar kujdes i shtuar ndaj sabotimeve të mundshme,” u shpreh Presidenti turk.

Gjithashtu, Erdogan shprehu mirënjohjen e tij për vendet që ndihmuan në ndërmjetësimin e këtij rezultati, duke veçuar rolin e Pakistanit, si dhe duke vlerësuar mbështetjen diplomatike të Katarit dhe Arabisë Saudite.

Në mbyllje të deklaratës së tij, ai rikonfirmoi pozicionin e Ankarasë zyrtare: “Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim çdo përpjekje që synon vendosjen e paqes, stabilitetit dhe qetësisë në rajonin tonë, si dhe do të kontribuojmë në zgjidhjet e qëndrueshme të bazuara mbi diplomacinë dhe të drejtën ndërkombëtare.” /tesheshi

Related posts

Zgjedhjet në Serbi dhe votimi i serbëve nga Kosova, KFOR: Jemi të gatshëm të ofrojmë siguri dhe liri të lëvizjes

Muhamet Ramadani

Presidenti iranian, Raisi: Nuk do të shmangemi nga negociatat për marrëveshjen bërthamore

admin

IHR: Të paktën 201 të vdekur gjatë protestave në Iran

admin